|
Qeveria do të blejë aksione | |||||||||||||||||||||||
Ministri i ri japonez i financave, Kaoru Yosano, tha se qeveria po hesh mundësinë e blerjes së aksioneve në bursë. Kjo shihet si një përpjekje për të rritur çmimin e aksioneve, që ka pësuar rënie të ndjeshme. Zoti Yosano tha se rënia e vlerës së aksioneve po e dëmtonte ekonominë. Ai tha se ajo po reduktonte kapitalin e bankave japoneze, të cilat janë aksionere të mëdha. Ekonomia e Japonisë, e dyta në botë për nga madhësia pas Shteteve të Bashkuara, pësoi një rënie 3.3% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Vlera e aksioneve në bursën e Tokios ra përkohësisht të martën në nivelin më të ulët që prej 26 vjetësh, dhe në fund të ditës u mbyll me një humbje 1.5%. Të hënën bursa e Nju Jorkut ra në nivelin më të ulët që prej 12 vjetësh. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||