|
Kriza shkakton rënien e besimit të bizneseve | |||||||||||||||||||||||
Shifrat e bëra publike në Japoni, tregojnë se besimi në biznes në mesin e prodhuesve të mëdhenj ka rënë me ritmet më të shpejta në çerekun e parë të vitit, për shkak të krizës financiare. Edhe besimi në sektorët e tjerë të ekonomisë japoneze ka rënë ndjeshëm. Sondazhi tremujor Tankan i bërë në më shumë se 10 mijë kompani, ndiqet me vëmendje në Japoni si një tregues kryesor i gjendjes së ekonomisë së vendit. Japonia ndodhet në krizën më të thellë që prej Luftës së Dytë Botërore. Eksportet janë gati përgjysmuar në muajin shkurt, krahasuar me një vit më parë dhe shumë prej firmave prestigjioze po përballen me humbje të mëdha. Konsumatorët jashtë Japonisë nga frika se mos humbasin vendet e punës, janë duke blerë më pak makina, pajisje elektronike dhe të tjera produkte japoneze. Papunësia ka arritur shifrat më të larta që prej tre vjetësh. Shumë prej atyre që janë ende në punë përballen me orë të shkurtuara, me ndarje të vendeve të punës dhe uljen e pagave. Kryeministri i Japonisë, Taro Aso ka bërë thirrje për përpilimin deri në mes të prillit, të një paketë stimuluese të madhe. Dhe kjo paketë do të jetë mbi masat e tjera të marra më herët me vlerë 750 miliard dollarë. | LOKALE Japonia preket rëndë nga kriza ekonomike25 shkurt 2009 | Faqja Kryesore Ekonomia japoneze pëson tkurrje 16 shkurt 2009 | Faqja Kryesore Nissani shkurton 20 mijë punëtorë 09 shkurt 2009 | Faqja Kryesore Qeveritë e bizneset ndeshen me krizën06 shkurt 2009 | Faqja Kryesore 15 mijë shkurtime në Panasonic04 shkurt 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||