 | | | Nissan-i do të shkurtojë 8.5% të fuqisë punëtore |
Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, thotë se parashikon të regjistrojë një humbje afro tre miliardë dollarë në vitin financiar që mbyllet në fund të marsit. Drejtuesit e kësaj kompanie njoftuan se do ta ulin prodhimin me 20%. Ata thanë se planifikojnë të shkurtojnë 20 mijë vende pune. Kjo shifër përbën afërsisht 8.5% të fuqisë punëtore të Nissan-it. Nissan-i është kompania e tretë më e madhe e prodhimit të makinave në Japoni, pas Tojotës dhe Hondës. |