|
15 mijë shkurtime në Panasonic | |||||||||||||||||||||||
Kompania japoneze Panasonic thotë se do të shkurtojë 15 mijë vende pune gjatë këtij viti. Kjo shifër përbën afro 5% të fuqisë punëtore që kjo kompani ka në të gjithë botën. Zyrtarët të kompanisë Panasonic thanë se gjysma e vendeve të punës do të shkurtohen në Japoni. Ata bënë të ditur se, gjithësej, do të mbyllen 27 fabrika. Panasonic parashikon që humbjet e kësaj kompanie gjatë vitit 2009 të shkojnë deri në katër miliardë dollarë. Kjo kompani iu shtohet gjigandëve të tjerë japonezë dhe botërorë që kanë hasur probleme për shkak të krizës financiare globale. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||