BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 16 shkurt 2009 - 06:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ekonomia japoneze pëson tkurrje
Arkiv
Ka rënë oferta për eksporte të makinave japoneze
Ekonomia e Japonisë u tkurr me 3.3% në çerekun e katërt të vitit të kaluar, rënia më e madhe që nga vitit 1974 duke ofruar kështu një konfirmim tjetër se ekonomia e dytë më e madhe në botë është në recesion.

Rënia ishte më e madhe se 3.1% që pritej nga ekonomistët dhe shënoi tkurrjen e tretë radhazi në ekonomi, hera e parë që kjo ndodh në Japoni në shtatë vjet.

Shifrat reflektojnë kërkesat në rënie për eksportet japoneze, përfshirë makinat dhe mallrat e konsumit.

Kryeministri Taro Aso po pengohet në reagimin e tij nga një parlament i ndarë dhe një parti drejtuese plot fraksione.

Pati njoftime gjatë fundjavës se ai po konsideronte një paketë tjetër stimuluese me vlerë rreth 218 miliardë dollarë.

Por sondazhet e fundit kanë treguar se më pak 10% e popullsisë përkrahin kryeministrin që duhet të thërrasë zgjedhje të përgjithshme në shtator.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>