|
Kandidatët bëjnë fushatë në shtetet kyçe | |||||||||||||||||||||||
Teksa beteja për presidencën e Shteteve të Bashkuara hyn në ditët përfundimtare, dy pretendentët, demokrati Barack Obama dhe republikani John McCain janë duke bërë përpjekjet e fundit në ato që janë rajone vendimtare me shpresën për të fituar votën e lëkundur. Zoti Obama, që kryeson në sondazhe në mbarë vendin, po përqëndrohet në shtetin e Ohajos, që ka votuar për kandidatin që ka fituar çdo zgjedhje që prej vitit 1964. Gjatë një tubimi në qytetin Kliveland ai tingëlloi optimist përsa i takon shanseve për të fituar: "Ohajo, kam vetëm dy fjalë për ty: dy ditë. Dy ditë. Pas dekadash të një politike të ndarë në Uashington, pas tetë vjetësh politikash të dështuara nga George W Bush, pas 21 muajsh fushatë që na ka çuar nga bregdeti shkëmbor i Mejnit në Kaliforninë plot diell, ne jemi dy ditë larg për t'i sjellë Amerikës ndryshimin," tha zoti Obama. Rivali i tij republikan, John McCain ka bërë fushatë në shtetet Pensilvani dhe Floridë. Duke folur gjatë një tubimi në Pitersborou në Nju Hemshajër, ai u tha mbështetësve se ishte personi më me eksperiencë për të drejtuar vendin. "Unë i kuptoj shumë mirë përgjegjësitë e lidhura me pengesat e mëdha e kësaj detyre dhe i kam shërbyer vendit gjithë jetën time dhe gjithnjë e kam vënë atë të parin." "Ndaj përsëri vij tek njerëzit në Nju Hemshajër, republikanët, të pavarurit, demokratët, libertinët, vegjetarianët, tek të githë për t'u kërkuar që të më lejojnë të shkojë një një tjetër mision," tha zoti Mc Cain. Por disa sondazhe sugjerojnë se disa zgjedhës janë ende të pavendosur apo mund të ndryshojnë mendjen. | LOKALE Raca: A është faktor në zgjedhjet amerikane?30 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama dhe Bill Clinton bashkë në fushatë30 tetor 2008 | Faqja Kryesore Aktpadi për komplotuesit e Obamës28 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama akuzon rivalët për fushatë negative23 tetor 2008 | Faqja Kryesore Debat televiziv pa të papritura 27 shtator 2008 | Faqja Kryesore Obama e McCain flasin për krizën financiare27 shtator 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||