BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 28 tetor 2008 - 09:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Aktpadi për komplotuesit e Obamës
Barack Obama
Komplotistët planifikonin të vrisnin z. Obama
Autoritetet në SHBA thonë se kanë ngritur padi ndaj dy personave që kishin kërcënuar të vrisnin kandidatin presidencial, Barack Obama.

Kërcënimi pretendohet se është pjesë e një komploti më të gjerë, për të vrarë sa sa më shumë amerikanë me ngjyrë.

Të dy të akuzuarit, të moshës 18 dhe 22 vjepare, u arrestuan javën e kaluar në shtetin Tenessee.

Një zyrtar tha se agjentët kishin konfiskuar një pushkë, një çifte (dhe tre pistoleta gjatë arrestimit të tyre të enjten e kaluar.

Agjentët federalë thonë se dy të paditurit ishin takuan për herë të parë para një muaji në internet.

Komplot

Pa kaluar shumë kohë, sipas tyre, ata kishin nisur të diskutonin plane për të vrarë 88 amerikanë me ngjyrë dhe për të ekzekutuar 14 të tjerë.

Numrat 88 dhe 14 kanë domethënie të veçantë në lëvizjen për supremacinë e racës së bardhë.

Plani i tyre do të kulminonte me një tentativë për vrarë Z. Obama.

Në dokumenta të gjykatës njoftohet se dytë arrestuarit kishin deklaruar se do të visheshin me kostume të bardha dhe kapele, do të merrnin një makinë.

Ata planifikonin ta ngisnin makinën me shpejtësi drejt z. Obama dhe ta qëllonin senatorin nga dritaret e saj.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>