|
Obama dhe Bill Clinton bashkë në fushatë | |||||||||||||||||||||||
Kandidati për presidencën amerikane, Barack Obama ka transmetuar në një orë shumë të ndjekur të ditës një fjalim elektoral, përmes së cillit u përpoq të tërheq zgjedhësit e pavendosur. Në këtë fjalim u përfshin histori të amerikanëve të zakonshëm dhe zoti Obama shpejgoi se si propozonte t'i ndihmonte ata. Ai tha se nëse do të zgjidhej, do të hapte dyert e qeverisë dhe do t'u kërkonte amerikanëve që të përfshiheshin përsëri në demokracinë e tyre. Por rivali i tij, John McCain kritikoi koston e lartë të këtij mesazhi elektoral dollarë dhe faktin se ai kishte ndërhyrë në transmetimin e një ndeshjeje të rëndësishme bejzbolli. Transmetimi i bërë nga Obama ishte realizuar me mjaft mjeshtri. Copëza të jetës amerikane të ndërlidhura me vetë kandidatin që shpejgonte qëndrimin e tij në mënyrë të relaksuar, por autoritare dhe në një zyrë që i përngjante asaj ovale në Shtëpinë e Bardhë. Duke shpenzuar ndoshta më shumë se katërmilion dollarë, kandidati i financuar më mirë në histori, në një farë mënyrë bleu mundësinë për të hyrë në shtëpitë e miliona amerikanëve. Transmetimi gjysëm orësh përfundoi me një paraqitje drejtëpërsëdrejti të Obamës në Floridë, kur ai u bënte votuesve këtë thirrje plot pasion. "Nëse qëndroni me mua, do të ndryshojmë botën"! Kandidati demokrat e ndoqi këtë me një aktivitet që ishte planifikuar të koinçidonte me lajmet e mbrëmjes në Floridë. Për herë të parë ai doli së bashku me Bill Clinton. Një turmë e madhe njerëzish doli për të parë ish presidentin të vlerësonte kandidatin demokrat. "Vendi ynë është i varur në fije të perit, ky burrë duhet të bëhet president," tha ai. | LOKALE Aktpadi për komplotuesit e Obamës28 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama akuzon rivalët për fushatë negative23 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama pezullon fushatën për gjyshen e sëmurë 21 tetor 2008 | Faqja Kryesore Obama bën fushatë në bastionin republikan19 tetor 2008 | Faqja Kryesore Politika e jashtme shumë pas ekonomisë17 tetor 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||