|
Kadare: Kosova e pavarur edhe zyrtarisht | |||||||||||||||||||||||
Në momentet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare tha se ky moment ishte i rëndësishëm sepse populli shqiptarë i Kosovës, për herë të parë, që nga kohët që s'mbahen në mend ai shpallet zyrtarisht i lirë dhe i pavarur. Albana Kasapi bisedoi me zotin Kadare dhe e pyeti fillimisht se si e shihte ai deklaratën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ismail Kadare : Tani, çfarëdolloj gjëje që them unë kjo do të tingëlloj e zbehtë, në krahasim me këtë deklarim që është monumental, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë jetën e kombit shqiptar, i jashtëzakonshëm dhe me një rëndësi të papërfytyrueshme. Është një gjë që ndodh rallë në historinë e një kombi dhe ne sot e kemi përjetuar këtë gjë. Kemi patur fatin ta përjetojmë këtë gjë. BBC: Zoti Kadare, pse mendoni se është i rëndësishëm, siç thatë dhe ju, ky moment? Ismail Kadare: Është i rëndësishëm sepse populli shqiptar i Kosovës, për herë të parë, që nga kohët që s' mbahen në mend, është dita e parë që ai shpallet zyrtarisht i lirë, indipendent, i pavarur. Ky popull ka qenë pas sundimit otoman, ka kaluar pa kaluar asnjë ditë në liri ka kaluar në sundimin serb dhe është hera e parë pra që sheh lirinë. Kur një popull sheh për herë të parë lirinë, kjo është një gjë e jashtëzakonshme për të gjithë planetin. BBC: Kosova ka edhe një pakicë serbe. Si e shikoni ju të ardhmen e tyre në këto momente? Ismael Kadare: Kur thashë, përmenda fjalën shtet i pavarur demokratik, koncepti demokraci përfshin në bazë të tij është respekti i të drejtave të njeriut dhe të etnive të ndryshme. Prandaj, serbët kanë të ardhme në Kosovë, njëlloj si shqiptarët. Unë e kuptoj që tani për tani ata nuk e kuptojnë këtë gjë ose kanë pengesa për ta kuptuar këtë gjë. Koha do të bëj, do ti bëj që ata gradualisht ta kuptojnë një gjë të tillë. BBC: Qeveria e Kosovës përballet me shumë sfida. Sipas jush, cila është sfida më e madhe që ata përballen në këtë moment? Ismael Kadare: Sfida më e madhe është të krijojnë d.m.th besimin tek populli i vetë, te komuniteti ndërkombëtar që i ndihmoi ata, që ata do ta kryejnë atë rol për të cilën ata janë atje. D.m.th ta çojnë përpara, të nisin përpara rrugën e progresit të Kosovës, progresi ekonomik, shoqëror, progresi demokratik d.m.th dhe të jenë nga një model i keq që ka qenë Kosova, modeli i dhunës dhe i urrejtjes, të kthehet në një model të kundërt. Në një model demokratik, sipas gjithë demokracisë evropiane. | LOKALE Mbledhja e KS-së për Kosovën pa rezultat 18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Serbia - Pavarësia "akt antijuridik"17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Kosova shpall pavarësinë17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Shqiptarët e Maqedonisë festojnë për Kosovën17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Festimet në Mitrovicë do të jenë ndryshe17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Bota reagon për pavarësinë17 shkurt 2008 | Rajoni Alfred Moisiu, ish-president i Shqipërisë 16 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||