|
Alfred Moisiu, ish-president i Shqipërisë | |||||||||||||||||||||||
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, është një nga figurat më të spikatura politike në Shqipëri. Gjatë mandatit të tij në drejtimin e shtetit -- 2002-2007 -- ai la gjurmë në politikën shqiptare duke krijuar një imazh të ri në mënyrën e funksionimit të presidencës. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në Zoti Moisiu flet për karrierën e tij si ushtarak dhe si politikan, për marrëdhëniet që ka patur si me të majtën dhe me të djathtën në qeverisje. Ai reflekton për vendimet më të vështira që ka marrë, përfshirë edhe atë për mosshkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilin ai e konsideron vendim të drejtë. Zoti Moisiu flet edhe për qasjet që duhen ndjekur për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Elira Lamani bisedoi me Zotin Moisiu në zyrën e tij në Tiranë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||