|
Asnjë kompromis në bisedimet për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Bisedimet lidhur me të ardhmen e Kosovës kanë përfunduar në Bruksel pa ndonjë marrëveshje. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës hodhën poshtë një propozim të ri të Serbisë që i jep Kosovës autonomi të gjerë por jo pavarësi. Bisedimet, që ndërmjetësohen nga një treshe diplomatësh nga Bashkimi Evorpian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të përfundojnë pas tri javësh. Por të dy palët kanë rënë dakord të takohen javën e ardhshme në Austri për një raund të fundit triditor bisedimesh. Kërkohen precedentë Negociatorët po kërkojnë precedentë që t'i japin një zgjidhje statusit të Kosovës. Beogradi sugjeroi fillimisht një rregullim të ngjashëm me atë të Kinës dhe Hong Kongut, deri atëhere kur dikush vuri në dukje se Pekini ka të drejtën të caktojë udhëheqësit e ish-kolonisë britanike. Duke konsideruar një shembull më evropian, propozimi tjetër për autonomi i Serbisë ishte sipas modelit të ishujve Aaland të Finlandës, ku popullsia shumicë suedeze kontrollon çështjet e veta, përveç mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Por Hashim Thaçi, i cili pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e fundjavës, e bëri të qartë se alternativa e vetme për Kosovën është pavarësia. Megjithatë ai premtoi se vendimi do të merret në koordinim me Uashingtonin dhe Brukselin. Shqiptarët i kanë hedhur poshtë tashmë sugjerimet e Rusisë për një konfederatë të stilit të Zvicrës. Nga ana e tij, Bashkimi Evropian, i mbështetur nga SHBA-ja, ka propozuar një marrëveshje bashkëpunimi të ngjashme me atë të nënshkruar nga dy Gjermanitë gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo marrëveshje do t'u ofronte Kosovës dhe Serbisë krijimin e një këshilli të përbashkët konsultues për çështje si tregëtia, kontrolli i kufijve dhe shëndeti publik, pa përmendur statusin e ardhmë të Kosovës. Por Rusia, ashtu edhe Serbia, pretendojnë se kjo lloj marrëveshjeje do ta bënte pavarësinë të pashmangshme. Ndërsa koha po kalon dhe po afrohet afati i 10 dhjetorit pak vetë presin të arrihet ndonjë kompromis. E vetmja gjë për të cilën kanë rënë dakord të dyja palët është që të takohen përsëri javën tjetër në në Baden të Austrisë për një raund të fundit triditor bisedimesh. | LOKALE Bisedimet për statusin në fazë kritike13 nëntor 2007 | Rajoni Brukseli kërkon 'zgjidhje të negociueshme'09 nëntor 2007 | Rajoni Statusi - të zgjidhet sa më parë07 nëntor 2007 | Rajoni "Qëndrimet e palëve të papajtueshme"06 nëntor 2007 | Rajoni Afati 10 dhjetor vendimtar për statusin02 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||