|
Bisedimet për statusin në fazë kritike | |||||||||||||||||||||||
Tani që ka mbetur më pak se një muaj deri në afatin e vendosur për marrëveshje, z. Ischinger vizitoi Portugalinë që aktualisht ka presidencën e radhës së BE-së për të përgatitur raundin e ardhshëm të bisedimeve që do të mbahen në Bruksel javën e ardhshme. Bisedimet për të ardhmen e Kosovës po hyjnë në një fazë kritike, sipas Wolfgang Ischinger, përfaqësues i BE-së në treshen ndërmjetësuese. Dy palët kanë qëndrime të ndryshme - Serbia refuzon të bëjë kompromis për sovranitetin kurse Kosova kërcënon me shpallje të njëanshme të pavarësisë. Por zyrtarët e BE-së thonë se as që bëhet fjalë për një shpallje të tillë për sa kohë që bisedimet vazhdojnë. Ato mund të jenë të vështira, tha z. Ischinger, por ato janë në rrugën e duhur, me trojkën që, tani si tha ai, - po shqyrton çdo mundësi. Z. Ischinger, po ashtu, i bëri thirrje pakicës serbe të injoronte thirrjet për të bojkotuar zgjedhjet e së shtunës. "Ne si trojkë, i kemi bërë thirrej gjithë popullatës ta përdorë shansin për të votuar,"- tha zoti Ischinger. Çco bojkot i mundshëm,shtoi ai,nuk do të ndikonte në bisedime. Zyrtarët evropianë megjithatë, po i minimalizojnë mundësitë për arritjen e një marrëveshje. Zoti Ischinger tha se misioni i tij ishte që të kishte çfarë të raportonte dhe se treshja nuk kishte lënë gurë pa rrotulluar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||