BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 23 tetor 2007 - 07:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rusia përsërit qëndrimin ndaj Kosovës

Selia e qeverisë maqedonase
Maqedonia beson se ka shans për arritjen e një kompromisi
Shpallja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e Prishtinës do të jetë varianti më i keq deklaroi në Shkup zv/ministri i jashtëm rus.

Vetëm zgjidhja, e cila do të arrihet me bisedime dhe në pajtueshmëri të të dya palëve është zgjidhje e pranueshme për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare, deklaroi Vlladimir Titov.

Ndërsa shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshovski ka thënë se situata status-quo nuk është e favorshme për rajonin.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse deklaroi se 10 dhjetori nuk është data e fundit për arritjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, por deri atëherë, treshja ndërkombëtare duhet që Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara t'ia dorëzojë raportin për rrjedhën e bisedimeve.

Sipas diplomatit rus, çështja më pas duhet t'i dorëzohet Këshillit të Sigurimit që do të vendos për hapat e mëtejmë.

Ndërsa shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshovski ka thënë se akoma ka shanse që deri më 10 dhjetor të arrihet kompromis për sa i përket çështjes së Kosovës dhe të afrohen qëndrimet e palëve në bisedime.

Titov dhe Milloshovski kanë konstatuar se raportet politike midis Rusisë dhe Maqedonisë janë të një shkalle të lartë, por siç kanë rënë dakord të dy zyrtarët, ka hapsirë të mjaftueshme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Midis Maqedonisë dhe Rusisë në rrjedhë janë edhe disa projekt-marrëveshje që kanë të bëjnë me lehtësimin e regjimit të vizave si dhe thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe pritet që së shpejti në Shkup dhe Moskë të hapen qendra kulturore.

Diplomati rus gjatë qëndrimit në Shkup është takuar edhe me kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin, Lubisha Georgievski dhe Nikolla Gruesvki.

LOKALE
Dokument për bisedimet e deritanishme
19 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Qeveria franceze kërkon angazhim aktiv
19 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Meidani për pavarësinë e Kosovës
16 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Moisiu për politikën shqiptare dhe Kosovën
14 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Trojka diskuton për Kosovën
14 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Shqiptarët dhe serbët takohen në Bruksel
14 tetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>