|
Shqiptarët dhe serbët takohen në Bruksel | |||||||||||||||||||||||
Bashkimi Evropian thotë se dy javët e ardhshme do të tregojnë nëse do të kenë sukses përpjekjet për të përfunduar debatin për Kosovën. Teksa raundi më i fundit i bisedimeve zhvillohej në Bruksel, i ngarkuari i BE-së, Wolfgang Ischinger tha se kishte plot gjëra për t'u diskutuar. Zoti Ischinger tha se të dyja palët duhet të bënin kompromise: "Ne kemi gjetur disa elemente inkurajuese. Nuk do të doja që t'ju sugjeroja se ne nuk kemi parë asgjë. Ne sigurisht që nuk kemi parë mjaftueshëm". "Ne duhet t'i bëjmë ata që të pranojnë faktin se janë ende shumë larg dhe se kanë një distancë të gjatë për të mbuluar, nëse duam të arrijmë një marrëveshje." Dhe kjo distancë do të kërkojë edhe disa vendime të dhembshme nga njëra palë apo të dyja palët, " tha zoti Ischinger. Të dyja palët kanë mbetur të bllokuara në çështjen e statusit të Kosovës. Shumica shqiptare kërkon pavarësi, ndërsa Serbia këmbëngul që Kosova të mbetet një provincë serbe autonome.
Ky është takimi i dytë ballë për ballë i delegacioneve shqiptare dhe serbe që prej verës, kur Troika ndërkombëtare u krijua në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar në bisedimet për të ardhmen e Kosovës. Të dyja palët kanë mbështetës të fuqishëm. Teksa Moska kërcënon të verë veton ndaj çdo lëvizjeje të OKB-së për t'i dhënë Kosovës pavarësinë, Uashingtoni i mbështetur nga shumica e vendeve ervopaine, por jo të gjitha - beson se pavarësia është opsioni i vetëm. Një tjetër raund bisedimesh është planifikuar për fundjavën e ardhshme në Vjenë, ndërkaq një konferencë me kohëzgjatje të pacaktuar mund të thirret në kohën që afron edhe afati i 10 dhjetorit. I ngarkuari i posaçëm i BE-së për bisedimet, u kërkoi gjithashtu edhe anëtarëve të BE-së që të relaksonin rregjimin e vizave për serbët, si një mënyrë për të ndihmuar negociatat për Kosovën: "Besoj se do të jetë një sinjal i mirë, nëse ne në BE do t'i lëmë miqtë tanë në Serbi të kuptojnë se shpejt dhe jo vonë do të hiqen kërkesat për viza për udhëtime nga Serbia për në vendet e BE-së." "Unë mendoj se për një njeri të thjeshtë në Serbi dhe për ata njerëz që duan të vijnë në Bruksel, Berlin apo gjetkë, ky do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm", tha zoti Ischinger. | LOKALE Trojka diskuton për Kosovën14 tetor 2007 | Faqja Kryesore Ekipi i Unitetit pesimist për takimin e Brukselit12 tetor 2007 | Rajoni Petersen për bisedimet për Kosovën12 tetor 2007 | Rajoni Franca dhe Rusia për statusin e Kosovës11 tetor 2007 | Rajoni Sejdiu optimist për pavarësinë10 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||