|
Socialistët përgatiten për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Kreu partisë Socialiste të opozitës në Shqipëri, Edi Rama, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme për zgjidhjen e krizes politike në vend. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri në qytetin e Shkodrës, etapa e parë e një turi të ndërmarrë prej tij për të përgatitur strukturat socialiste për zgjedhjet e parakohshme pas dështimit të konsensusit me shumicën e djathtë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Sali Berisha, kreu socialist tha se duhen larguar nga skena politike figurat e vjetra që nuk kanë sens bashkëpunimi. Ndonëse ka shprehur shumë rezerva për punën e prokurorisë shqiptare, e cila qe prej zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut të vitit 2005 është vënë në qendër të sulmeve të ashpra nga shumica qeverisëse, zoti Rama tha se partia e tij nuk mund të pranojë pazare në kurriz të pavarësisë së institucioneve. | LOKALE Dështon dhe votimi i dytë për presidentin11 korrik 2007 | Faqja Kryesore Opozita bojkoton votimin e dytë për Presidentin10 korrik 2007 | Faqja Kryesore Opozita për zgjedhje të reja09 korrik 2007 | Faqja Kryesore Shqipëria ende pa president të ri09 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ende nuk ka kandidat konsensual07 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||