BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 18 mars 2006 - 05:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
SHBA-ja sheh me dyshim ftesën e Iranit
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad
Irani mbron të drejtën për të zhvilluar programin bërthamor
Shtëpia e Bardhë në Uashington shprehu skepticizëm lidhur me ofertën e Iranit që të dyja vendet të diskutojnë për situatën në Irak.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Stephen Hadley, tha se oferta mund të ishte një përpjekje për të anashkaluar presionin ndërkombëtar që po ushtrohet mbi Iranin lidhur me programin bërthamor.

SHBA-ja sugjeroi vitin e kaluar një takim me Iranin, por nuk mori asnjë përgjigjje.

Një korrespondent i BBC-së në Uashington, thotë se entuziasmi i Iranit ka ngritur dyshime në SHBA, kur kanë mbetur vetëm disa ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për programin iranian bërthamor.

Ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad, tha se do ta përfaqësonte SHBA-në në çdo lloj kontakti me Iranin, dhe shtoi se një datë e mundshme ishte ende duke u diskutuar.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë zhvilluar ndonjë dialog publik që prej vitit 1979.

Marrëveshje për Iranin

SHBA-ja, Britania dhe Franca thonë se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për programin iranian bërthamor.

Britanikët dhe francezët, kanë hartur një kërkesë, përmes së cilës i bëhet thirrje Iranit që të pezullojë të gjitha aktivitetet për pasurimin e uraniumit.

Nga ana tjetër, i kërkohet Agjencisë për Energjinë Atomike që të raportojë për situatën brenda dy javësh.

Ambasadori francez në OKB, Jean-Marc de la Sabliere, tha se shpresonte që kërkesa të adoptohej ditën e martë, por ai e pranoi se një numër i vogël vendesh nuk ishin dakord.

Njëra prej tyre, Kina dha shenja se kërkonte që Iranit t'i jepej më shumë se dy javë kohë për të përmbushur kërkesën.

LOKALE
Bush flet për Irakun dhe Iranin
14 mars 2006 | Faqja Kryesore
Irani sfidon vendet perëndimore
09 mars 2006 | Faqja Kryesore
Irani në fokus në Vienë
06 mars 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>