BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 09 mars 2006 - 13:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani sfidon vendet perëndimore
Bordi i guvernatorëve të Agjencisë atomike
Irani i është referuar Këshillit të Sigurimit
Udhëheqësit e Iranit kanë thënë se ata nuk do të dorëzohen para presionit ndërkombëtar të drejtuar nga amerikanët për të ndaluar programin e pasurimit të uraniumit.

Udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei deklaroi se Irani ishte më i fuqishëm se më parë.

Ai se banorët dhe autoritetet e republikës islamiste të Iranit ishin si çeliku.

Ata mund t'i qëndrojnë çdo presioni dhe konspiracioni.

Duke folur në televizionin shtetëror, udhëheqësi tha se duke u mbështetur te zoti, duke përdorur zgjuarsi dhe duke ruajtur unitet, Irani do të vazhdojë në rrugën e teknologjisë bërthamore.

Ky është një aprovim i hapur i politikës aktuale bërthamore të vendit kundër komunitetit ndëlrkombëtar.

Afro 200 anëtarë të parlamentit iranian kanë nëshkruar një deklaratë që i bën thirrje qeverisë t'i japë fund të gjithë pezullimit vullnetar të aktiviteteve bërthamore.

Irani gjithmonë ka rifilluar kërkimet për shufra bërthamore, por ende nuk ka filluar prodhimin në shkallë të gjerë.

Por Irani tashmë ka kërcënuar se do ta bëjë këtë gjë, nëse ai raportohet te Këshilli i Sigurimit.

Ndërkohë, presidenti Ahmedinajad ka paralajmëruar iranianët të jenë gati për atë që ai e quajti përpjekje e madhe në të ardhmen.

Ai tha se koha për t'i vënë ata në lojë kishte përfunduar.

Presidenti Ahmedinejad tha se vala e dytë e revolucionit islamist do të kalojë të gjithë kufijtë gjeografikë dhe do të jetë mëei fuqishme se vala e parë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>