BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 09 mars 2006 - 07:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Amerika kërkon më shumë presion mbi Iranin
John Bolton
Ambasadori amerikan në OKB ka folur me tone të ashpra
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Iranin që t'i japë fund programit bërthamor.

Ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, tha se kjo po bëhej çështje urgjente, po të merrej në konsideratë sfidimi që ai po i bën komunitetit ndërkombëtar.

Deklarata e z. Bolton pasoi vendimin e marrë nga Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për t'i dërguar një raport rreth aktivitet bërthamor të Iranit, Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se agjensia duhet të vazhdonte të qëndronte në krye të përpjekjeve për ta zgjidhur mosmarrëveshjen.

Ai shprehu dyshim për efektivitetin e vendosjes së sanksioneve mbi Teheranin.

"Ne jemi të bindur se për këtë krizë nuk ka zgjidhje ushtarake. Unë besoj se të njëjtin qëndrim kanë dhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania..." tha z. Lavrov.

"Nuk mendoj se sanksionet, si mjet për të zgjidhur krizat, e kanë arritur ndonjëherë objektivin e tyre".

Fazë e re

Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani kërkon të prodhojë armë bërthamore, ndërkohë që Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor ka vetëm synime paqësore.

Por kriza ka hyrë në një fazë të re.

Agjensia bërthamore e OKB-së po ja përcjell raportin e saj të fundit rreth Iranit, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili mund marrë vendim që të vendosë sanksione mbi Teheranin.

Ky hap u ndërmorr në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani kanë nisur luftën e deklaratave.

Amerika e ka akuzuar Iranin se ka bërë përparim në përpjekjet për të shtënë në dorë materiale dhe teknologji për prodhimin e armëve bërthamore.

Irani, i cili ngul këmbë se programi i vet bërthamor është paqësor, e ka kërcënuar Amerikën se do të hakmerret.

SHBA-ja thotë se Këshilli mund ta diskutojë dosjen e Iranit që nga fillimi i javës së ardhsme, por sanskionet mund të jenë ende larg.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos në Këshill, ngurrojnë të shohin ushtrimin e një presioni të madh mbi Iranin.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>