|
Bush flet për Irakun dhe Iranin | |||||||||||||||||||||||
Administrata e Bushit tha se vendimet për tërheqjen e trupave britanike nga Iraku i takojnë Londrës që t'i marrë. Një zëdhënës i administratës sugjeroi se ato ishin pjesë e një plani të gjerë tërheqjeje. Presidenti Bush mbajti një fjalim si pjesë e fushatës për të bindur amerikanët që të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet në Irak. Njoftimi i britanikëve për tërheqjen e trupave i përshtatet panoramës që paraqet administrata e Bushit për Irakun si një vend që po e rrit aftësinë për t'u kujdesuar për veten. Zëdhënësi i presidentit tha se forcat britanike dhe ato amerikane ishin duke bashkëpunuar ngushtë. Ndërsa për të ardhmen e Irakut presidenti tha: "Ne do të përfundojmë atë që nisëm në Irak. Do ta përfundojmë misionin atje. Ne do të lëmë një demokraci që është e zonja të drejtojë veten, të mbajë veten dhe të mbrojnë veten në Irakun e lirë", tha zoti Bush. Zoti Bush e bëri të qartë se dhuna pritet të vazhdojë në të ardhmen dhe se besonte se forcat irakiane të sigurisë kishin kaluar me sukses provat e fundit. Presidenti e përdori fjalimin e tij edhe për të bërë akuza kundër Iranit: "Forcat e koalicionit kanë kapur eksplozivë dhe mjete shpërthyese që është e qartë se janë prodhuar në Iran". "Këto veprime së bashku me mbështetjen që Irani i jep terrorizmit dhe vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar armë bërthmaore janë duke e izoluar Iranin". "Amerika do të vazhdojë të bëjë fushatë ndërgjegjësuese për të përballuar kërcënimet." | LOKALE Kongresi zgjeron mandatin e Aktit Patriotik08 mars 2006 | Faqja Kryesore Botohet raporti për gjendjen e të drejtave të njeriut09 mars 2006 | Faqja Kryesore Jepen informacione për Guantanamon04 mars 2006 | Faqja Kryesore Bisedimet me Iranin pa rezultat03 mars 2006 | Faqja Kryesore Musharaf kërkon ndihmë për Kashmirin 01 mars 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||