|
Musharaf kërkon ndihmë për Kashmirin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf i ka kërkuar presidentit Bush që të përdor vizitën e tij në rajon për ti dhënë një shtysë të re zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve për çështjen e Kashmirit. Gjenerali Musharaf i tha BBC se egzistone njo shans për dhënien fund të konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin, megjithëse ai tha se nuk priste ndonjë sukses të menjëhershëm. Z.Bush mbrin sot në Indi në etapën e parë tëe turneut të tij në Azi. Në një zhvillim tjetër, Pakistani thotë se forcat e saj të sigurisë kanë kryer një sulm ndaj asaj që e cilëson një vëndstrehim të militantëve në Uaziristanin e veriut në kufirin me Afgansitanin. Të paktën 25 luftëtarë të dyshuar janë vrarë ose plagosur në këtë sulm të mbështetur edhe nga helikopterë ushtarakë. Administratori lokal është cilësuar të ketë thënë se luftëtarët ishin të huaj që kishin hyrë në Pakistan nga kufiri. Pakistani ka dislokuar mijëra trupa në atë zonë për të luftuar luftëtarët që thuhet se janë arratisur nga Afganistani, kur Talebanët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||