|
Kongresi zgjeron mandatin e Aktit Patriotik | |||||||||||||||||||||||
Kongresi amerikan ka rinovuar më në fund një nga ligjet kryesore në përpjekjet e qeverisë për të luftuar kundër terrorizmit - Aktin Patriotik - pas muajsh shqetësimi lidhur me ndikimin e tij në liritë civile amerikane. Shtëpia e Bardhë pranoi ta ndryshonte ligjin kur shumë politikanë - përfshirë disa anëtarë të Partisës Republikane - ishin të shqetësuar nga kompetencat për të bërë bastisje dhe survejim që ai i jepte qeverisë. Presidenti Bush e paraqiti Aktin Patriotik pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai u jep autoriteteve komptenca të mëdha për të marrë dokumenta dhe informacione private, duke përdorur edhe përgjimet, kur ishte fjala për raste të terrorizmit. Veprimit të këtij akti i skadonte afati të premten dhe Shtëpia e Bardhë u përpoq përballë kundërshtimit të demokratëve të opozitës për ta rinovuar atë brenda kësaj date. Kritikët, ku përfshihen edhe disa republikanë, argumentuan se ky ligj përbën shkelje të të drejtave civile amerikane, por në fund, pas disa lëshimesh të vogla, Dhoma e Përfaqësuesve ku duhej të votonin dy të tretat e kongresmenëve, e miratoi atë me vetëm dy vota më shumë. Senatorët nuk kishin pranuar të rinovonin disa pjesë të rëndësishme të Aktit në dhjetor, dhe veprimi i ligjit ishte zgjatur vetëm përkohësisht. Disa kritikë thonë se ndryshimet më të fundit nuk janë të mjaftueshme. Rezultati ishte i ngushtë, por megjithatë ishte një fitore e rëndësishme për presidentin Bush i cili ka qënë objekt sulmesh muajt e fundit lidhur me zbulimin e informacioneve për përgjime sekrete të paautorizuara. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||