BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 09 mars 2006 - 09:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botohet raporti për gjendjen e të drejtave të njeriut
Trupa viktimash të dhunës në Irak
Raporti e përshkruan situatën në Irak me tone të zymta
Qeveria amerikane ka botuar raportin vjetor për shkeljet e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Në të bëhet një vlerësim jo optimist i situatës në Irak, në kontranst me vlerësimet e Presidentit Bush.

Në të nënvizohen dhe shkeljet në fushën e të drejtave të njeriut nga disa prej aleatëve më të rëndësishëm të amerikës në Lindjen e Mesme.

por raporti vjetor i botuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit katalogon gjendjen e të drejtave të njeriut në të gjitha vendet e botës me përjashtim të Shteteve të Bashkuara.

Për Irakun, në raport shkruhet me nota të errëta për një klimë të dhunës ekstreme, që mbizotëron në vend sipas raportit.

Në të arrihet në përfundimin se vrasjet nga ana e forcave qeveritare janë në rritje.

Pesimizëm

Por dhe pse pranon se procesi demokratik ka shënuar përparim, raporti tingëllon më pak optimist se raporti i para një viti.

Këtë vit ai botohet në një kohë kur vetë Shtetet e Bashkuara janë kritikuar për çështje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu dhe transferimin e të burgosurve në vende ku pretendohet se praktikohet tortura.

Korrespondenti i BBC-së thotë se për këtë arsye, është domnethënës fakti që në raport rreshtohen në hollësi torturimi dhe abuzimi i të burgosurve në dy prej këtyre vendeve, Egjipt dhe Arabi Saudite.

Të dy vendet janë aleatë të afërt të Shteteve të Bashkuara.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>