|
Bisedimet me Iranin pa rezultat | |||||||||||||||||||||||
Bisedimet mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, Britanisë, Francës edhe Gjermanisë, lidhur me programin bërthamor të Teheranit përfunduan të premten pa ndonjë marrëveshje. Bisedimet në kryeqytetin austriak Vjenë, u zhvilluan disa ditë përpara se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, të zhvillojë të hënën një takim shumë të rëndësishëm për të vendosur se çfarë do të bëjë më pas lidhur me çështjen. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana tha se Irani nuk kishte ofruar asgjë të re. Agjencia e raportoi Iranin para Këshillit të Sigurimit në muajin shkurt, por la një muaj kohë për më shumë aktivitete diplomatike. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, tha se diskutimet ishin zhvilluar në një atmosferë konstruktive. Një çështje shumë e rëndësishme mbetet aktiviteti i Iranit për pasurimin e uraniumit. Tre vendet e Bashkimit Evropian dhe një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar duan nga Irani që të pezullojë aktivitetin e pasurimit të uraniumit. Deri tani Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka ndërmend të përmbushë kërkesat. | LOKALE Irani vazhdon me pasurimin 28 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Bisedime në Moskë për programin e Iranit20 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Irani ka filluar procesin e pasurimit13 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Irani 'mund të tërhiqet nga Marrëveshja'11 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Irani përkrah propozimin rus05 shkurt 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||