BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 20 shkurt 2006 - 06:04 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bisedime në Moskë për programin e Iranit

Uzinë bërthamore në Iran
Irani ngul këmbë se e zhvillon teknologjinë për qëllime paqësore
Një delegacion i nivelit të lartë nga Irani ka mbërritur të hënën në Moskë për bisedime, të cilat kanë si qëllim të ulin tensionet e krijuara nga programi bërthamor i Iranit.

Rusia ka propozuar një marrëveshje kompromisi, në bazë të së cilës Irani mund të pasurojë uranium në territorin rus.

Moska ka besim se do të mundet të arrijë një marrëveshje diplomatike dhe do ta bindë Iranin që të pranojë kompromisin për programin bërthamor.

Në bazë të propozimit rus, Irani mund të pasurojë uraniumin vetëm në territorin rus dhe përmes infrastrukturës ruse.

Në këtë mënyrë, Teherani do të lejohet që të zhvillojë një program bërthmor për energjinë, për të cilin iranianët thonë se është i vetmi qëllim i tyre dhe jo krijimi i energjisë për zhvillimin e armëve bërthamore, siç besojnë Evropa dhe SHBA-ja.

Javët e fundit, zyrtarët iranianë kanë diskutuar herë me zjarr e herë ftohtë idenë e Moskës.

Në perëndim janë shtuar dyshime se iranianët janë duke blerë kohë.

Rusia, nga ana e saj është duke ushtruar presion që të arrihet një marrëveshje.

Arritja e një marrëveshjeje do të thotë rritje e prestigjit të Moskës.

Marrëveshja nga ana tjetër, do të mbronte në mënyrë të konsiderueshme interesat e Rusisë në Iran, që do të goditeshin rëndë nëse komuniteti ndërkombëtar vendos sanksione mbi Teheranin.

Ndërkohë ministri i Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki, takohet në Bruksel me zyrtarët evropianë, duke rritur shpresat se Irani dëshiron dialog me Evropën për programin bërthamor.

LOKALE
Irani ka filluar procesin e pasurimit
13 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Irani 'mund të tërhiqet nga Marrëveshja'
11 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Irani përkrah propozimin rus
05 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Shumicë në favor të raportimit të Iranit
04 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Irani raportohet në Këshillin e Sigurimit
04 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>