|
Irani raportohet në Këshillin e Sigurimit | |||||||||||||||||||||||
Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, ka vendosur ta raportojë Iranin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të dyshimeve të vazhdueshme që ka rreth programit të tij bërthamor. Nga 35 vendet anëtare të agjensisë, 27 votuan pro referimit të Teheranit pranë OKB-së. Mes vendeve që votuan pro janë Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe evropianët. Pesë vende abstenuan në votim. Ndërkohë, Venezuela, Kuba dhe Siria votuan kundër raportimit të Teheranit në OKB. 'Manovër politike' Shefi i delegacionit iranian Javad Vaidi, tha menjëherë pas marrjes së vendimit se vendi tij do të fillonte menjëherë pasurimin e uraniumit me kapacitet të plotë. Ai e përshkroi rezolutën si manovër politike. "Kjo rezolutë është e motivuar politikisht," tha ai. "Mungesa e konsistencës dhe unanimitetit në vendimin e Bordit të Guvernatorëve është një tregues i qartë se çështja bërthamore e Iranit nuk përbën shqesim për gjithë komunitetin ndërkombëtar, por vetëm për pak vende." Rezoluta për të raportuar Iranin në Këshillin e Sigurimit shton rreziqet në përplasjen rreth programit të debatueshëm bërthamor të Iranit. Kërcënime Nuk pritet që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë ndonjë veprim të menjëhershëm. Rezoluta nuk përmban ndonjë kërcënim të menjëhershëm për sanksione. Diplomatët thonë se Irani tani ka një muaj kohë për të përmbushur kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për të pezulluar punën për pasurimin e uraniumit dhe të shtojë bashkëpunimin me inspektorët e kombeve të Bashkuara. Por Irani nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të ndryshojë qendrim. Ai gjithashtu ka thënë se raportimi në Këshillin e Sigurimit do të zhdukë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshje kompromisi të propozuar nga Rusia. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||