BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 13 shkurt 2006 - 13:17 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani ka filluar procesin e pasurimit
Inspektorë të agjencisë atomike
Inspektorët e bordit vizitojnë një uzinë në Iran
Irani ka bërë të ditur se bisedimet me Rusinë që priteshin të mbaheshin këtë javë janë shtyrë.

Një zëdhënës i presidentit tha se diskutimet mbi një plan rus për të pasuruar uranium për Iranin në Rusi duhet të riorganizoheshin me ato që ai i quajti 'elementë të rinj'.

Ai tha se qeveria iraniane këmbëngul se një pjesë e pasurimit të uraniumit mund të bëhet në Iran.

Ndërkohë që ambiciet bërthamore të Iranit do të jenë çështja kryesore e diskutimeve në Moskë gjatë vizitës atje të kryeministrit francez de Villepin.

Kjo vjen në kohën kur diplomatët thanë se Irani kishte rifilluar punën pasururese të uraniumit në uzinën në Natanz.

Ata thanë se Irani kishte filluar vendosjen e gazit UF6 në centirfuga, hapi i parë në një proces që mund të përdoret për të prodhuar materiale për bombë bërthamore.

Detajet janë të pakta, por diplomatët thonë se pasurimi duket se është në shkallë të vogël.

Inspektorët e agjencisë atomike të OKB-së vizitojnë sot Natanzin.

Bordi i guvernatorëve kohët e fundit raportoi Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mes shqetësimeve se Irani po përpiqej të zhvillonte armë bërthamore.

Teherani nuk i pranon akuzat duke thënë se aktiviteti bërthamor është paqësor.

Bordi i agjencisë pritet të takohet përsëri në mars për të konsideruar nëse të rekomandojë veprime kundër Iranit të cilat duhet të ndërmerren nga Këshilli i Sigurisë i OKB.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>