BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 04 shkurt 2006 - 10:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shumicë në favor të raportimit të Iranit
Bordi i Agjencisë Atomike
Delegatë në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë rënë dakord për përmbajtjen e një projekt rezolute që mund të rezultojë në raportimin e Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB përsa i përket aktiviteteve bërthamore që ka.

Një zëdhënëse e Agjencisë tha se shtetet evropiane që sponsorizojnë projektin donin të merrnin përkrahjen e sa më shumë delegatëve që të ishte e mundur pasi kjo mund t'i dërgojë një mesazh të fortë Iranit për të respektuar detyrimet që ka.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel tha se Irani nuk mund të lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Ka një shumicë të fortë në favor të raportimit të Iranit në Këshillin e Sigurimit.

Vetëm disa vende, midis tyre Venezuela, Kuba dhe Siria pritet të votojnë kundër.

Irani që këmbëngul se ambiciet bërthamore janë paqësore, ka kërcënuar me pasurim në shkallë të gjerë të uraniumit, nëse raportohet në Këshillin e Sigurimit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>