BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 28 shkurt 2006 - 06:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani vazhdon me pasurimin
uzinë në Iran
Raporti i agjencisë bërthamore mbi Iranin do i dërgohet KS
Një raport i agjencisë bërthamore të OKB thotë se pa tre vjet hetimesh, ata ende nuk kanë mundur të sqarojnë natyrën dhe shkallën e programit bërthamor të Iranit.

Raporti konfidencial, një kopje e të cilit u pa nga BBC thotë se Irani ka filluar punën pasuruese në uzinën në Natanz.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret ose për sigurimin e energjisë nga uraniumi, ose për armë bërthamore.

Ndërsa raporti nuk akuzon në mënyrë specifike Iranin për bllokim të punës së agjencisë atomike të OKB-së, ai sugjeron se bashkëpunimi i Teheranit ka qenë i ngadaltë dhe ndalues.

Raporti rendit një seri pyetjesh të hapura rreth aktiviteteve të Iranit, midis tyre edhe disa eksperimente me plutonin, apo dhe përpjekje të tjera të cilat mund të kenë një dimension bërthamor ushtarak.

Agjencia i bën thirrje Iranit të bashkëpunojë tërësisht me agjencinë duke thënë se transparenca ishte themelore.

SHBA ka akuzuar Teheranin se në mënyrë sekrete po zhvillon armë bërthamore, një akuzë që nuk pranohet nga Irani.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>