BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 04 mars 2006 - 08:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Jepen informacione për Guantanamon
Guantanamo
SHBA detyrohet t'i japë fund mbajtjes sekret të informacioneve
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara është detyruar të nxjerrë një listë me emrat e personave që mbahen si të burgour në Guantanamo në Kubë.

Aktivistët për të Drejtat e Njeriut thonë se ky zhvilllim është një goditje për natyrën sekrete të qeverisë amerikane.

Informacioni për të dënuarit është i mbledhur në pesëmijë faqe ku përfshihen edhe shënimet e mbajtura gjatë proceseve të gjykatave ushtarake.

Në të kaluarën, autoritetet amerikane i kanë censuruar informacionet për identitetin e të burgosurve, duke thënë se ishte në të mirë të sigurisë kombëtare dhe të vetë personave që mbaheshin në burg.

Jennifer Daskal, nga Human Rights Watch thotë se faktet e zbuluara tregojnë se kampet ku po mbahen të burgosurit nuk janë duke përmbushur rolin e tyre.

Ajo tha se informacionet nuk përmbanin fakte se disa të burgosur që mbaheshin në siguri të lartë kishin planifikuar sulme terroriste.

LOKALE
Annan mbështet mbylljen e Guantanamos
16 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
OKB-'Vizitë të lirshme në Guantanamo'
01 nëntor 2005 | Faqja Kryesore
Grevë urie në Guantanamo
02 shtator 2005 | Faqja Kryesore
Grevë urie në burgun e Guantanamos
22 korrik 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>