|
Grevë urie në burgun e Guantanamos | |||||||||||||||||||||||
Ushtria amerikane ka konfirmuar se disa të burgosur si të dyshuar për terrorizmëm në burgun e Gjirit Guantanamo, kanë hyrë në grevë urie. Në një deklaratë për shtyp thuhet se kishte shenja se të burgosurit po protestonin ndaj mbajtjes në burg. Ushtria amerikane tha se 52 të burgosur në Gjirin Guantanamo kishin hyrë në grevë urie. Kjo shifër përbën dhjetëpërqind të të burgosurve, shumë prej të cilëve mbahen në burg si të dyshuar për terrorizëm që prej tre vjetësh, pa dalë në gjyq. Ushtria tha se greva e urisë duket se bëhet si protestë ndaj vazhdimit të mbajtjes së tyre në burgun e Gjirit Guantanamo. Nga fundi i ditës së mërkurë, thuhet në dkelaratë, grevistët kishin refuzuar nëntë vakte ushqimi. Megjithatë një avokat që përfaqëson disa prej të burgosurve, i tha BBC-së se protestat në mjediset e burgut kishin nisur që nga fundi i qershorit. Ai tha se ato kishin marrë shkas nga zemërimi i të burgosurve për cilësinë e ujit të pijshëm, por pastaj grevistët kishin nisur të përmendnin mbajtjen në burg pa afat dhe kushtet johumane si shkaqe të protestës. Ushtria tha se grevistët do të vëzhgohen nga personeli mjekësor dhe atje ku kishte shenja klinike, ishin pranuar në spital. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||