|
Irani në fokus në Vienë | |||||||||||||||||||||||
Agjencia e energjisë atomike të OKB-së mban një takim sot që pritet të hapë rrugën për veprime të Këshillit të sigurisë mbi programin bërthamor të Iranit. Ata janë të shqetësuar se Irani në mënyrë të fshehtë po zhvillon armë bërthamore, një akuzë që mohohet nga Teherani. Bordi i guvernatorëve të agjencisë atomike të OKB do të konsiderojë raportin më të fundit mbi Iranin nga kreu i agjencisë, Mohamed el Baradei. Ky raport thotë se Irani po dështon të bashkëpunojë tërësisht me inspektorë të OKB dhe po vazdhon me punën pasuruese të uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për fabrika të prodhimit të energjisë, por edhe armë bërthamore. Sapo ky raport t'i prezantohet bordit të agjencisë së OKB, do t'i kalohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka pushtet të vendosë masa ndëshkuese ndaj Iranit, takimi i agjencisë së OKB vazhdon për disa ditë. Diskutimet kryesore mbi Iranin pritet të fillojnë të martën ose të mërkurën. Irani ka vazhduar të mbajë këtë çështje jashtë Këshillit të Sigurimit, por thotë se nuk do t'i japë fund pasurimit të uraniumit. Ai ka kërcënuar të fillojë pasurim në shkallë të gjerë sapo Këshilli i Sigurimit të përfshihet në këtë çështje. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||