BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 05 janar 2006 - 06:14 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Turqia zbulon raste të gripit të shpendëve

Shpendë në Turqi
Rastet e zbuluara shtojnë shqetësimet për përhapjen e virusit
Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdag, ka konfirmuar se një 14-vjeçar që vdiq fundjavën e kaluar në qytetin turk Van ishte i infektuar me gripin e shpendëve.

Media turke deklaron se edhe motra e djaloshit që ishte shtruar rëndë në spitalka vdekur nga i njëjti virus.

Djaloshi mendohet se është i pari person që vdes nga gripi i shpendëve jashtë Azisë Juglindore.

Ministri turk i Shëndetësisë thotë tani se mostra të gjakut nga djali adoleshent rezultuan pozitive për praninë e H5N1.

Nuk është e qartë se si janë infektuar dy të rinjtë, por ka mundësi që kjo të ketë ndodhur pasi kanë ngrënë mish pule të infektuar, ose ka qënë pranë shpendëve të sëmurë në një farmë ku punonin.

Infektimi me këtë virus në rradhët e njerëzve është një fenomen ende i rrallë dhe çdo rast i vetëm shton shqetësimet se ky virus mund të kthehet në një formë që përhapet lehtësisht tek njerëzit duke çuar kështu në plasjen e një epidemije.

LOKALE
BB paralajmëron për Gripin e Shpendëve
03 nëntor 2005 | Faqja Kryesore
Gripi i shpendëve mbërrin në Kroaci
22 tetor 2005 | Faqja Kryesore
Takim krize për gripin e shpendëve
14 tetor 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>