BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 14 tetor 2005 - 08:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim krize për gripin e shpendëve
Ende nuk dihet rezltati i testeve në Rumani
KE-ja pret rezultatin e analizave të virusit në Rumani
Ekspertë të fushës së veterinarisë të Bashkimit Evropian takohen të premten në Bruksel për të diskutuar marrjen e masave të mundshme për të ndaluar përhapjen e virusit të gripit të shpendëve në Evropë.

Të enjten u konfirmua se gripi i shpendëve, i gjetur në shpezët në Turqi ishte i tipit vdekjeprurës H5N1.

Ky lloj ivirusi ka shkaktuar 60 viktima në mesin e njerëzve në Azi.

Komisioni evropian ndërkohë po pret që të mësojë nëse virusi i gjetur në mesin e shpezëve në një vend tjetër evropian, Rumani, ishte i të njëjtit tip.

Masa

Si në Turqi, ashtu dhe në Rumani, shpezët e infektuara me virusin e shpendëve, kanë qenë pranë vendeve të preferuara të zogjve shtegtarë.

Për këtë arsye, BE-ja po përpiqet të pakësojë mundësinë e kontakteve mes zogjve shtegtarë dhe shpendëve shtëpiakë në zonat me rrezik më të madh.

Kjo mund të thotë edhe se disa nga shpezët duhet të mbahen në mjedise të mbyllura.

Ekspertët e veterinarisë priten të dalin nga takimi i së premtes me rekomandime rreth rrezikut që ekziston për njerëzit që mund të bien në kontakt me zogjtë shtegtarë.

Rezultati i Rumanisë

Komisioni Evropian nga ana e tij pritet të mësojë të premten nëse gripi i shpendëve që u gjet tek shpezët në Rumani, ishte apo jo virus i tipit vdekjeprurës H5N1.

Një korrespondent i BBC-së në Bruksel thotë se zyrtarët evropianë presin të dëgjojnë lajmin më të keq.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se mundësia që shpendët e infektuara në Rumani të kishin virusin vdekjeprurës, ishte shumë e lartë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>