BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 16 nëntor 2005 - 18:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Viktima e parë e gripit të shpendëve në Kinë
Pamje nga Kina
Kina ka bërë të ditur rastin e parë të gripit të shpendëve te njerëzit duke thënë se virusi ka shkaktuar vdekjen e një gruaje.

Një deklaratë nga ministria e shëndetësisë thotë se një djalë nëntë vjeçar gjithashtu u sëmur, por tani e ka marrë veten.

Deklarata përmend edhe një rast të tretë që nuk mundi të verifikohet.

Ky është lajm që shumë vetë nuk donin të dëgjonin, raste të konfirmuara të gripit të shpendë te njerëzit në vendin me numrin më të madh të popullsisë në botë.

Kina thotë se një grua, një punonjëse e pularisë në provincën Anhui ka vdekur nga gripi i shpendëve.

Një djalë 9 vjeçar në provincën Hunan është viktimë tjetër e konfirmuar.

Ai dhe motra e tij u sëmurën pas shpërthimit të gripit të shpendëve në fshat.

Motra e tij vdiq me dyshimin e sëmundjes së gripit të shpendëve, por trupi i saj u dogj para se të merreshin mostrat.

Kina ka patur edhe 11 shpërthime të gripit në mes shpendëve që përdoren për ushqim.

Miliona zogj janë therur, por ekspertët thonë se virusi është i ngulur thellë në pjesë të vendit.

Ka plane për të vaksinuar 14 miliardë zogj në vend. Por ekziston frika se zogjtë e egër mund të shpërndajnë virusin.

Lajmi i infektimit te njerëzit do të thotë se Kina do të shtojë reagimin e saj ndaj gripit të shpendëve përsëri.
.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>