BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 03 nëntor 2005 - 07:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BB paralajmëron për Gripin e Shpendëve
Gripi i Shpendëve mund të kalohet dhe tek njerëzit
Pasojat po ndjehen që tani në ekonominë e disa vendeve
Banka Botërore ka lëshuar një paralajmërim për pasojat serioze që do të kishte në ekonominë globale një epidemi e Gripit të Shpendëve.

Në një raport të Bankës, thuhet se pasojat që do të kishte një epidemi e tillë në fushën ekonomike, përbënin shkak për t'u shqetësuar seriozisht.

Në raportin e fundit, ekspertët e BB-së thonë se përpjekjet e njerëzve për të shmangur infektimin e mundshëm, do të kenë pasoja të shpejta serioze në industrinë e shërbimeve.

Në raport përmendet industria e turizmit dhe transportit masiv.

Kosto e madhe

Banka Botërore ka llogaritur pasojat e epidemisë së fundit, asaj të sëmundjes të ngajshme me pneumoninë, SARS.

SARS-i u përhap në vendet e Azisë Lindore në vitin 2003 dhe shkaktoi rreth 800 viktima.

Ndërkaq, ekspertët e Bankës thonë se humbjet në ekonominë e rajonit prej SARS-it, llogariten me dy përqind të të ardhurave të përgjithshme.

Por ata paralajmërojnë për pasoja më të rënda në rast të një epidemi të Gripit të Shpendëve.

Ekspertë të mjekësisë thonë se një epidemi e mundshme e Gripit, mund të shkaktojë miliona viktima.

BB thotë se ekonomia e rajonit të Azisë Lindore po i vuan që tani pasojat nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve.

LOKALE
Masa për Gripin e Shpendëve në Amerikë
02 nëntor 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>