|
Masa për Gripin e Shpendëve në Amerikë | |||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan George Bush ka bërë publike një strategji të emergjencës për të luftuar kërcënimin nga Gripi i Shpendëve. Z.Bush tha se do t'i kërkonte Kongresit mbi 7 miliardë dollarë për të financuar planin, duke paralajmëruar se nëse Amerika nuk do të ndërmerrte hapa që sot, shumë jetë do të shkonin dëm. "Është jetike që vendi ynë ta diskutojë dhe të përgatitet tani për kërcënimin nga Gripi i Shpendëve," tha presidenti amerikan. "Por nëse presim që epidemia të shfaqet, do të jetë shumë vonë për t'u përgatitur. Dhe një ditë, mund të ketë humbje të panevojshme jetësh nëse ne nuk veprojmë tani." Një korrespondent i BBC-së në Uashington thotë se administrata e Bushit, që po përballet prej kohësh me kritika rreth operacioneve humanitare pas uraganit Katrina, është nën presion për të ndërmarrë hapa për përballimin e kërcënimit të një epidemie të mundshme të gripit të shpendëve. Z. Bush tha se ndër përparësitë e tij do të jenë prodhimi dhe blerja e ilaçeve dhe vaksinave për të mbrojtur rreth 20 milionë amerikanë. Por kritikët thonë se masat. Që do të mund të zbatoheshin plotësisht vetëm në vitin 2010, nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për deri në atë kohë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||