BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 31 tetor 2005 - 07:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Konferencë në Australi për gripin e shpendëve
Ilaçi tamiflu që lufton virsuin
Vietnami kërkon 50 milionë dollarë ndihmë për virusin
Australia është vëndi mikëpritës i një konference të madhe të fqinjeve të saj në Azi dhe Paqësor për gjetjen e mënyrës më të mirë për të shmangur një epidemi të gripit të shpendëve.

21 vënde nga rajoni po marrin pjesë në këtë konferencë që po zhvillohet në Brisbane, ku do të flasin specialistë të menaxhimit të katastrofave dhe ekspertë të shëndetësisë dhe karantinave.

Takimi synon në rënien dakort për koordinimin e veprimeve për parandalimin e përhapjes së virusit të shpendëve në rradhët e njerëzve që kalojnë nëpër kufijte e këtyre vendeve.

Qeveria australiane po harton me shpejtësi planet e veta emergjente, në rast të shpërthimit të virusit të gripit të shpendëve.

Bruce Billson, një zyrtar i lartë australian në këtë konferencë i tha BBC se qëllimi ishte gjetja e një mënyre trajtimi nga e cila do të përfitonte i tërë rajoni.

Por ai është i shqetësuar se Vietnami është një nga zonat me rrezik të lartë sa i përket gripit të shpendëve.

Qeveria vietnameze ka bere apel per 50 milione dollare ndihme nderkombetare per te ndihmuar ne pengimin e perhapjes se gripit te shpendeve.

Duke folur ne konferecen qe po zhvillohet ne Australi, zevendesministri vientamez i shendetesise, tha se Vietnami kishte nevoje per fonde per krijimin e rezervave per ilacet qe e luftonin gripin e shpendeve.

Nderkohe gripi i shpendeve eshte ne krye te axhendes edhe te konferences se eksperteve veteriner te Bashkimit Afrikan qe mbahet sot ne kryeqytetin e Ruandes, Kigali

Aty do te diskutohet per ndalimin e mbrijtes se ketij virusi ne Afrike, si dhe per trajtimin e efekteve potencialisht shkaterimtare, nese ndodh perhapja e ketij virusi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>