|
BBC në Sarandë: Në fokus zhvillimi i turizmit | |||||||||||||||||||||||
Debati i BBC-së në Sarandë u përqëndrua në mundësitë e qytetit për turizmin. Pjesëmarrës në debat ishin kandidatë për deputetë të partive kryesore, dhe disa përfaqësues të njohur të qytetit, si dhe studente.
Pjesëmarrësit në debatin në Sarandë u përqëndruan në çështjen e infrastrukturës së qytetit dhe vlerave të tij.
Në debat u përmendën investimet që janë bërë në Sarandë, por pati kritika për mënyrën e bërjes së investimeve dhe efikasitetin e tyre.
Ekipi i BBC-së përshkoi rrugën e Rivierës shqiptare. Në disa segmente po punohet për përfundimin sa më shpejt të rrugës.
Veprimtaria kryesore në fshatrat përgjatë bregdetit është turizmi. Pamje e Dhermiut
Ekipi i BBC-së gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejtë nga fshati i Palasës.
Banorë të Dhërmiut shprehin mendimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në fshatin e tyre përfshirë edhe ndërtimin e rrugës.
Në qytetin e Himarës ndihej atmosfera e zgjedhjeve.
76-vjeçarja Aleksandra Kapo në mikrofonin e BBC-së krahason dy epokat e emigracionit të të rinjve nga Bregu.
Baza ushtarake e Porto Palermos, dikur një nga bazat e nëndetseve shqiptare, tani e braktisur. | LOKALE BBC në Vlorë: Diskutohet dilema industri-turizëm10 qershor, 2009 | Fotogaleri BBC-ja nëpër Shqipëri - Ndalesa e dytë në Shkodër05 qershor, 2009 | Fotogaleri Kukësi ndalimi i parë i rrugëtimit nëpër Shqipëri03 qershor, 2009 | Fotogaleri Rruga Durrës-Kukës, arterie për zhvillim05 qershor, 2009 | Fotogaleri Udhëtim nga Vau i Dejës në Kukës03 qershor, 2009 | Fotogaleri | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||