|
Kukësi ndalimi i parë i rrugëtimit nëpër Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Gjatë kësaj fushate zgjedhore BBC-ja udhëton nëpër Shqipëri për të sjellë çështjet dhe problemet që preokupojnë njerëzit. Udhëtimi ekipit të BBC-së fillon në qytetin verior të Kukësit.
Në Kukës kandidatë të partive kryesore, studentë e veprimtarë të rajonit diskutojnë për ndërtimin e korridorit Durrës-Kukës dhe rëndësinë e këtij projekti për qytetin dhe zonën verilindore.
Autostrada Durres- Kukes pritet të sjellë zhvillim në rajonin e varfër verior.
Studentët Alketa Dragjoshi dhe Arjeta Spahiu morën pjesë në debatin ku u fol edhe për universitetin.
Një nga shqetësimet e njerëzve është infrastruktura e vjetëruar e qyteteve.
Mediat lokale përcjellin debatin e BBC-së në Kukës.
Qytetarët në Kukës janë të interesuar që problemet e tyre të dëgjohen nga politikanët. Ata dëshirojnë zgjidhje të shpejta. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||