|
Rruga Durrës-Kukës, arterie për zhvillim | |||||||||||||||||||||||
Ekipi i BBC-së ka përshkuar një pjesë të rrugës së re Durrës-Kukës. Njëri prej dy tuneleve nën Qafën e Malit tashmë është hapur.
Tuneli Thirre - Kalimash, është 5.6 km i gjatë.
Korrespondenti i BBC-së Jonuz Hallaçi duke përgatitur një emision në daljen e tunelit në Kalimash.
Përveç tunelit, punimet po avancojnë edhe në ndërtimin e urave.
Ura e Uzinës, në dalje të Kukësit, është 360 metra e gjatë, më e madhja e të gjithë këtij korridori.
Punimet në pjesën më të madhe të korridorit kryhen në terren shumë të vështirë.
Qindra mjete të rënda janë të angazhuara në shtrimin e rrugëve, ku punohet me segmente.
Me përfundimin e punimeve në të gjitha segmentet e korridorit Durrës - Kukës - Morinë, lëvizja e automjeteve pritet të shtohet. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||