|
BBC-ja nëpër Shqipëri - Ndalesa e dytë në Shkodër | |||||||||||||||||||||||
Kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës, Arenca Trashani e PD-së (djathtas) dhe Ilir Beqja i PS-së (majtas) ballafaquan programet respektive edhe për zhvillimin e Shkodrës.
Debati në Shkodër u përqëndrua në çështjen e papunësisë dhe programeve të forcave kryesore politike për punësimin. Në debat morën pjesë edhe përfaqësues nga bota akademike, pedagogët Ali Laçej e Brilanda Bushati.
Debati, ku morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, Zamira Poda, dhe studentë të Shkodrës, zgjoi interesimin e kalimtarëve.
Shkodra është shembull i bashkekzistencës së komuniteteve të ndryshme. Në sfond xhamia dhe katedralia e Shkodrës.
Një nga sfidat e shkodranëve dhe autoriteteve vendore është ruajtja e Shkodrës së vjetër.
Liqeni i Shkodrës është pikë lidhëse për zhvillimin e turizmit rajonal dhe ndërkufitar. Ura e Bunës lidh Shkodrën me pikën kufitare të Muriqanit me Malin e Zi. | LOKALE Kukësi ndalimi i parë i rrugëtimit nëpër Shqipëri03 qershor, 2009 | Fotogaleri Udhëtim nga Vau i Dejës në Kukës03 qershor, 2009 | Fotogaleri Rruga Durrës-Kukës, arterie për zhvillim05 qershor, 2009 | Fotogaleri | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||