|
Programi televiziv i debatit Auditorium | |||||||||||||||||||||||
Duke filluar nga viti 2003 BBC në Shqip solli në Shqipëri e Kosovë ciklin radio-televiziv të debateve nën titullin Auditorium, program me pjesëmarrje nga salla dhe interneti, me panel politikanësh dhe ekspertësh që u përgjigjen pyetjeve dhe komenteve të pjesmarrësve. Ky program u realizua në bashkëpunim të ngushtë me televizionin privat Top Channel në Shqipëri dhe me radiotelevizionin publik RTK në Kosovë. Cikli i parë u realizua në gjashtë qytete universitare të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe trajtoi një mori çështjesh që kanë të bëjnë me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Më pas Auditoriumi i BBC-së vajti në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën e Gjilanin. BBC në shqip e zgjeroi numrin e qyteteve ku shkoi programi Auditorium, rivizitoi disa nga qytetet e ciklit të parë duke shkuar edhe në qytete të tjera, si Lezhë, Fier e Berat. Auditorium në Tiranë Debati i parë në Tiranë u fokusua në aspiratën evropiane të Shqipërisë. U diskutua pse qytetarët shqiptarë janë entuziastë për hyrjen vendit në BE si edhe të drejtat dhe detyrimet që parashikohen për qytetarët e vendeve anëtare në BE. Auditorium në Prishtinë Në Prishtinë u diskutua për aspekte të ndryshme të dialogut dhe realitetit ndëretnik në Kosovë. Në debat merrnin pjesë rreth 150 qytetarë, kryesisht studentë nga të gjitha grupet etnike. Auditorium në Shkodër
Auditorium në Prizren Në Prizren u diskutua për çështje që preokupojnë qytetarët e Kosovës. Në debat morën pjesë qytetarë shqiptarë, serbë, turq e goranë të Prizrenit dhe rrethinës. Auditorium në Vlorë Në Auditorium në Vlorë u diskutua mbi problemet e pranimit në universitete, mbi të ardhmen e Vlorës si vend turistik apo qendër industriale, problemet e futbollit, shqetësimet për portin e Vlorës. Në auditorium morën pjesë nxënës, studentë dhe qytetarë të Vlorës si dhe dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Auditorium në Mitrovicë
Auditorium në Elbasan Në Elbasan Auditorium u përqëndrua në perspektivën e rinisë në këtë qytet universitar, si dhe probleme të ndotjes së mjedisit. Në Elbasan ndodhet edhe kombinati metalurgjik, një ndotës i madh i mjedisit ndër vite. Auditorium në Durrës Në Durrës përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe të shoqërisë civile diskutuan mbi perspektivën e portit më të madh detar në Shqipëri, mundësitë për zhvillim ekonomik pa dëmtuar mjedisin, ndërsa Durrësi ka një nga vijat më të gjata bregdetare për shfrytëzimin e turizmit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||