 | | | Qytetarët pyesin anëtarët e panelit |
Seksioni Shqiptar i BBC-së në kuadër të ciklit të emisioneve "Auditorium", organizoi një debat të hapur në Prizren për çështje që preokupojnë qytetarët e Kosovës. Në debat morën pjesë Eqrem Kryeziu, kryetar i komunës së Prizrenit dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatçia, nënkryetare e Partisë Reformiste ORA, David Blunt, shef i Zyrës britanike në Prishtinë, Ranxhell Nojkiq, nënkryetar i Listës serbe për Kosovë dhe Metohi (LSKM), dhe Figen Kazaz, e shoqërisë civile. Moderator i këtij debati ishte korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Aleksandër Furxhi. Në debat morën pjesë qytetarë shqiptarë, serbë, turq e goranë të Prizrenit dhe rrethinës. Debati u realizua në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
| | |