BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 30 tetor 2006 - 12:30 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Auditoriumi në Vlorë
Në panel ishin, nga e majta në të djathtë, Mexhit Haxhiu, Arta Dade, Aleksandër Furxhi, Bamir Topi, Shpëtim Gjika dhe Rudina Xhunga.
Në panel ishin, nga e majta në të djathtë, Mexhit Haxhiu, Arta Dade, Aleksandër Furxhi, Bamir Topi, Shpëtim Gjika dhe Rudina Xhunga.

Debati Auditorium u zhvillua në teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës. Ai është pjesë e debatit që po organizon BBC në shqip në Shqipëri dhe Kosovë.

Në panel ishin të ftuar zoti Bamir Topi, nën-kryetar i partisë demokratike në pushtet, Arta Dade, sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Socialiste, zoti Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së qytetit të Vlorës, zoti Mexhit Haxhiu, mjeshtër i merituar sporti dhe drejtuesja e njohur e emisionit Shqip në Top Chanel zonja Rudina Xhunga, lindur dhe rritur në qytetin e Vlorës.

Në auditorium morën pjesë nxënës, studentë dhe qytetarë të Vlorës si dhe dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në auditorium u diskutua mbi problemet e pranimit në universitete këtë vit, mbi të ardhmen e Vlorës si vend turistik apo qendër industriale, problemet e futbollit, shqetësimet për portin e Vlorës etj.

Ç'është Auditoriumi

Në çdo debat do të marrin pjesë figura të shquara të politikës, medias, shoqërisë civile, biznesit.

Por në qendër të Auditoriumit jeni ju - audienca - në studio dhe në shtëpi, përmes radios dhe televizionit.

Kur dhe ku

Auditoriumi realizohet në bashkëpunim me TopChannel TV në Shqipëri dhe RTK në Kosovë.

Cikli për Shqipërinë mundësohet edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Debatet do të transmetohen në valët e BBC-së në Shqip si dhe nga radiostacionet e saj partnere në rajon – më shumë se 30 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Auditoriumi do të transmetohet edhe në televizion në kanalet TopChannel TV, RTK. Ai gjithashti do të ri-transmetohet edhe nga disa TV lokale.

Një përmbledhje të pyetjeve tuaja, përgjigjeve dhe komenteve do ta gjeni edhe në faqen e BBC-së në shqip.

EJANI NË AUDITORIUM

BBC në Shqip dëshiron të dëgjojë nga ju:

Cilat janë çështjet që dëshironi të diskutohen në Auditorium?

Cilat janë komentet tuaja?

Cilët janë personazhet që dëshironi të ftoni në panel?

Na dërgoni ide për diskutime.

Nëse dëshironi të jeni në studio, në Auditorium, plotësoni formularin në të djathtë.

Përgjigjet tuaja do të jenë konfidenciale.

Ne do të kontaktojmë para programit sa më shumë të interesuar, por për shkak të numrit të madh të kërkesave, ju kërkojmë falje nëse nuk do të mund t'ju ftojmë të gjithëve.

Konfirmoni, ju lutemi, nëse jeni të gatshëm të merrni pjesë aktive në debat.

Auditorium-i do të jetë interesant nëse ju e bëni të tillë.

Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>