|
Serbët e Kosovës hedhin votën | |||||||||||||||||||||||
Në fshatin Çagllavicë, në afërsi të qytetit të Prishtinës, banuar me serbë, në një atmosferë të qetë periferike, votuesit janë deklaruar se po votojnë për presidentin i cili, besojnë se do t’u rregullojë jetën dhe do të vendosë për statusin e Kosovës në kuadër të Serbisë. Një banor serb, i cili pasi votoi i tha BBC-së se pret që presidenti i ri i Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me BE-në dhe që në një afat sa më të shkurtër të definojë statusin e Kosovës, në kuadër të Serbisë. Zllata Markoviq, banore serbe e Çagllavicës tha: “Dua paqe, që të jetë çdo gjë mirë dhe të bëhet ashtu si kemi qenë dikur. Në punë, në lëvizje, në shoqëri dhe miqësi ashtu siç ka qenë dikur. Unë do të doja që të ketë liri dhe liri të lëvizjes dhe që të rinjtë të sillen ashtu siç duhet”. Rreth 110 mijë votues serbë në Kosovë janë pritur të votojnë për të zgjedhur presidentin e Serbisë. Që nga koha e pasluftës në Kosovë, qytetarët serbë vazhdimisht kanë votuar për zgjedhjet lokale dhe qëndrore në Serbi, ndërkohë ata bojkotuan zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë. Në qendrën e votimit në Çagllavicë, të vetmit monitorues ishin përfaqësuesit e Komisionit Republikan të Serbisë, të partive politike serbe dhe përfaqësues të kandidatëve për president. Zgjedhjet presidenciale në Serbi u komentuan si të panevojshme nga qytetarët e Kosovës, pasi sipas tyre këta votues jetojnë jashtë territorit Serb. Mbajtja e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, sipas Uranik Begut, qytetar nga Prishtina, është çështje e misionit të Kombeve të Bashkuara. Ai shpreson që kjo do të jetë hera e fundit e mbajtjes së tyre brenda territorit të Kosovës. “Shpresoj tek vetëdijesimi i popullatës serbe që e ardhmja e tyre është në Kosovë me popullin e saj dhe do ta shohin se realiteti i tyre është këtu”. Fadil Vllasaliu, qytetar nga Prishtina thotë se këto zgjedhje nuk duhet të mbaheshin në Kosovë, pasi sipas tij i përkasin shtetit serb. “Ata duhet te votojnë për Kosovën dhe jo për Serbinë, nuk është në rregull nëse zgjedhjet bëhen në Serbi dhe mbahen në Kosovë”. Në qendrën e votimit në Çagllavicë, të drejtë vote kishin rreth 1100 votues serbë, ndërkohë në mesditën e së dielës votuan rreth 10 përqind e tyre. Si ishte paralajmëruar, asnjë pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës apo KFOR-it nuk ndodheshin në vendvotimet serbe. | LOKALE Serbia voton por nuk vendos 21 janar 2008 | Faqja Kryesore Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje20 janar 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||