Zyrtarë të zgjedhjeve dhe vëzhgues të pavarur në Serbi thonë se lideri ultra nacionalist, Tomislav Nikolliq ka fituar raundin e parë të zgedhjeve presidenciale. Zoti Nikoliq fitoi 39 përqind katër përqind më shumë se Boris Tadiq dhe tani ata do përballen mes veti në raundin e dytë pas dy jave, sikurse ndodhi në vitin 2004 kur fitoi Tadiq. Zoti Nikolliq beson se Serbia do të duhej t'i ofrohej Rusisë dhe ka folur për rëndësinë e madhe që të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Kosovën brenda kufinjve të Sërbisë. Zoti Tadiq nga ana e tij e ka theksuar rëndësinë e procesit të reformave dhe afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. |