BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 20 janar 2008 - 18:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje
Poster elektoral i Presidentit Tadiq
Presidenti properëndimor Tadiq është në garë me radikalin Nikoliq
Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Serbi ka qenë e lartë, duke kapërcyer kështu opinionet e mëhershme se pjesëmarrja do të ishte e ulët, tek afro 40%.

Për postin e presidentit se Serbi kanë konkuruar nëntë kandidatë.

Dy kandidatët kryesorë në garë janë presidenti aktual properëndimor, Boris Tadiq që kërkon anëtarësim në BE dhe lideri i partisë më të madhe politike të Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ky i fundit drejton partinë Radikale Serbe të nacionalistëve të vijës së ashpër dhe është pro-rus.

Për t'u bërë president, fituesi duhet të marrë më shumë se 50% të votave.

Vetë zoti Tadiç mendon se rezultatet do të jenë shumë pranë.

"Kjo votë është pjesa e parë e një ndeshje, " tha ai. "Gjysma tjetër, në 3 shkurt do të jetë një shans për të vendosur për jetë më të mirë, paga më të mira, siguri më të madhe. "

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që prej kohës kur Serbia është bërë shtet i pavarur, pas largimit të Malit të Zi nga bashkësia shtetërore.

Në listat e votuesve u rregjistruan mbi 6 milion e 700 mijë qytetarë me të drejtë vote, duke përfshirë edhe mbi 110 mijë qytetarë në Kosovë.

Zgjedhjet i përcollën vëzhguesit e vendit dhe 23 të OSBE-së, tre nga Asambleja Parlamentare e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, tetë nga Duma Ruse dhe përfaqësues të ambasadës së Sllovakisë në Beograd.

Komisioni Zgjedhor Republikan edhe përkundër vendimit të Gjykatës së Lartë të Serbisë e ka refuzuar kërkesën e ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për vëzhgimin e zgjedhjeve me përfaqësues të tyre.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>