|
Serbi - të dielën zgjedhjet presidenciale | |||||||||||||||||||||||
Të dielën mbi gjashtë milionë zgjedhës në Serbi do të vendosin për presidentin e ri të vendit. Fushata zgjedhore në Serbi, si dhe në shumicën e ish-republikave jugosllave, pas shpërbërjes së federatës së përbashkët, në fillim të viteve nëntëdhjetë, kanë qenë më shumë e përqëndruara në emocionet e votuesve se sa në ofrimin e programeve konkrete për të kaluar me sa më pak dhembje këtë fazë të vështirë të tranzicionit. Spoti elektroral i presidnetit Tadiq thotë se vetëm ai din të gjejë gjuhë të përbashkët me të gjithë...opozitari Tomislav Nikoliq thotë se shikon njerëz që vështirë jetojnë, por se kjo nuk i intereson regjimit - ndaj duhet ndërruar atë. Gjorgje Vukoviq nga Qendra jo qeveritare për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci me bazë në Beograd, thotë për BBC- në se sipas sondazheve të fundit dalja në këto zgjedhje mund të jetë përafërsisht si dhe ajo në zgjedhjet e fundit presidenciale - diku rreth pesëdhjetë për qind. Sondazhet e deritashme flasin se prej nëntë kandidatëve, midis të cilëve një është nga radhët e minoritetit hungarez, në epërsi janë presidenti aktual Boris Tadiq dhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliq. "Ajo që është e sigurt është se këta dy kandidatë janë ata që kapin të paktën një të tretën e elektoratit, kështuqë edhe njëri edhe tjetri, në raundin e parë do të kenë përafërsisht numër të njëjtë votash, megjithëse zoti Nikoliq mund të ketë një epërsi të vogël,"- thotë z. Vukoviq. Ai shton se gjatë fushatës ishin dy çështje që dolën në plan të parë, gati gati- tek të gjithë kandidatët: "Tema e parë dhe më e rëndësishme është çështja e statusit të Kosovës, si do të zhvoillohen punët, si do të veprojë pushteti aktual në Serbi, kurse tema e dytë është para së gjithash çështja e inegrimeve evropiane, para së gjithash në Bashkimin Evropian." Gjorgje Vukoviq thotë se me përjashtim të kandidatit të Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, i cili e kritikon politikën aktuale serbe ndaj Kosovës, gati të gjithë të tjerët këtë e shohin brenda Serbisë me shkallë të ndryshme të autonomisë. Presidenti aktual Boris Tadiq ka nënvizuar se Serbia Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo do të mbrojë tërësinë tokësore dhe sovranitetin me mjete demokratike, argumente të së drejtës dhe me diplomaci: "Njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, nuk ka kurfarë dyshimi se do të ishte precedent. Askush nuk ka të drejta të destabilizojë Serbinë dhe Ballkanin me vendime të nxituara dhe të njëanshme". Ndërkaq, edhe rivali i tij politik Tomislav Nikoliq është zotuar përpara serbëve, edhe në pjesën Veriore të Mitrovicës, se Serbia do t'i mbrojë gjithmonë ata dhe nuk do të lejojë pavarësinë e Kosovës: "Kurrë nuk do të ju lë në baltë, kurrë nuk do të jeni vetëm, kurrë nuk do të jeni pa mbështetje. Më së shumti do të doja që unë ta marr këtë detyrë, por nëse nuk ndodhë kështu, atëherë do t'ju ndihmojë atyre që janë në pushtet, siç u kam ndihmuar deri tani". Duke folur për fushatën zgjedhore të dy pretendentëve kryesorë për postin e presidentit, analisti ser Gjorgje Vukadinoviq thotë se ata i ndërruan rolet: "Kemi një situatë paradoksale - fushata e zotit Tadiq ishte shprehimisht patriotike, kombëtare, me shumë simbole shtetërore e nacionale dhe me patetizëm, kurse fushata e Nikoliqit, të paktën në pjesën më të madhe, më së shumti i gjasonte fushatës që në fakt pritej se do ta zhvillonte zoti Tadiq. Është një pështjellim i punëve, por sigurisht se kjo është pjesë e vlerësimeve të shtabeve zgjedhore se ata i kanë ithtarët e tyre dhe se nuk duhet t'i ri bindin, por të përpiqen që bëjnë për vete votues të rinj, ata që ende nuk janë përcaktuar se për kë do të votojnë," - thotë analisti Gjorgje Vukadinoviq. Ai parashikon se prapëseprapë fushata e raundit të dytë të zgjedhjeve sigurisht se ka për të ndryshuar, në të kundërtën për të dy kandidatët edhe për Tomislav Nikoliqin e radikalëve, edhe për Boris Tadiqin e demokratëve - mund të jetë e kundër efektshme. Analistët në Beograd thonë se në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke marrë parasysh polarizimin e elektoratit serb, me rëndësi të madhe mund të jetë jetë edhe vota e minoriteteve, në radhë të pari atij hungarez në krahinën e Vojvodinës, por dhe atij shqiptar - në Luginën e Preshevës, dhe myslimanëve në rajonin e Sanxhakut. | LOKALE Serbë të Kosovës votojnë për presidentin serb17 janar 2008 | Rajoni E ardhmja e Mitrovicës - Ende e ndarë!08 tetor 2007 | Rajoni Perspektivat e Mitrovicës për vitin 200802 janar 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||