|
Moska e Uashingtoni për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Rusia, nga njëra anë, dhe Shtetete Bashkuara të Amerikës, nga ana tjetër, kanë përsëritur qëndrimet e kundërta lidhur me statusin e Kosovës. Përmes një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Moska zyrtare ka bërë thirrje për një plan të ri paqeje për zgjidhjen e problemit. Në deklaratë thuhet se lejimi i disa vendeve që Kosova të lëvizë drejt pavarësisë mund të ketë, siç thuhet, "pasoja serioze negative" për stabilitetin e rajonit. Ministria e Jashtme e Rusisë vlerëson se të drejtat e pakicës serbe në Kosovë nuk janë të mbrojtuara dhe paralajmëroi se pavarësimi i saj mund të bëhet precedent për konflikte të tjera në Ballkan dhe më gjerë. Rusia vazhdon të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian rreth statusit të Kosovës. SHBA-ja dhe BE-ja për pavarësinë Nga ana e tyre SHBA-ja dhe BE-ja mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë të mbyllur procesin negociator për statusin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, riafirmoi të hënën qëndrimin e administratës amerikane për pavarësine e mbikqyrur të Kosovës në perputhje me planin Ahtisaari. I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb Boris Tadiq se derisa ai të jetë president nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, zëdhënësi Casey tha se ShBA e kanë bërë të qartë qëndrimin për Kosovën: "Ne besojmë se është e rëndësishme dhe e drejtë që të ecim përpara drejtë pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën, në përputhje me planin e zotit Ahtisari," - theksoi Tom Casey. Duke komentuar propozimin rus për vazhdimin e negociatave zëdhënësi i Departamentit të Shtetit përsëriti qëndirmin amerikan se e ardhmja e Kosovës është pavarësia e mbikqyrur duke zbatuar pikat dhe kushtet e planit të ish presidentit finlandez. Protesta në pjesën veriore të Mitrovicës Këshilli Nacional Serb ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në veri të Mitrovicës të martën pasdite për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Protesta mbahet një ditë para se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të diskutojë raportin e Treshes Ndërmjetëse Ndërkombëtare për statusin e Kosovës dhe hapat e mëtejshëm, pas dështimit të bisedimeve dyvjeçare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kryetari i Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanoviq ka deklaruar se serbët përmes kësaj proteste duan t'i dërgojnë porosi bashkësisë ndërkombëtare se dëshirojnë të jetojnë në sic është shprehur ai "Kosovën që është pjesë përbërëse e Serbisë". Në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën që mbahet të mërkurën nuk do të marrë pjesë shefi i UNMIK-ut, Joachim Reucker. Sejdiu e Koshtunica në Nju Jork Kjo i hap rrugën presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, që i vetëm të përfaqësojë Kosovën para ambasadorëve të OKB-së. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i Kosovës lejohet të marrë fjalën në seancën e Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Sejdiu, fjalimi i të cilit në Nju Jork do të jetë i mbyllur, do të shoqërohet edhe nga i mandatuari për kryeministër, Hashim Thaçi, ndërsa në emër të Serbisë do të flasë kryeministri serb, Vojislav Koshtunica . | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Udhëheqës të Kosovës në Madrid05 dhjetor 2007 | Rajoni Kundërshtohet propozimi i fundit i Rusisë14 dhjetor 2007 | Rajoni Sejdiu dhe Thaçi në OKB17 dhjetor 2007 | Rajoni BE-ja më afër unitetit për statusin 11 dhjetor 2007 | Rajoni Skadon afati për kompromis 10 dhjetor 2007 | Rajoni Britania mbështet pavarësinë e Kosovës05 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||