|
Sejdiu dhe Thaçi në OKB | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e KS-së të OKB-së, që do të mbahet më 19 Dhjetor dhe në të cilën do të diskutohet për raportin e Treshes Ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit. Presidenti Sejdiu do të paraqesë pikëpamjet e tij në një mbledhje të mbyllur të KS-së dhe së bashku me të do të marrë pjesë edhe kryeministri i mandatuar i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Sejdiu tha se për Kosovën është me rëndësi që të dëshmojë gatishmërinë për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të saj. Paraqitja e presidentit të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është përkrahur edhe nga përfaqësuesi rus, megjithë kundërshtimet e zyrtarëve të lartë serbë. Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i institucioneve të Kosovës t'i drejtohet KS-së të OKB-së. Fjalën e tij para anëtarëve të KS do ta paraqesë edhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, dhe pritet që ai të kundërshtojë fuqishëm përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të njohur pavarësinë e Kosovës. | LOKALE UNMIK-u kundër zyrës serbe në Mitrovicë13 dhjetor 2007 | Rajoni Ambasadori Mazi për kërcënimin serb për veto në OSBE12 dhjetor 2007 | Rajoni BE-ja më afër unitetit për statusin 11 dhjetor 2007 | Rajoni E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Skadon afati për kompromis 10 dhjetor 2007 | Rajoni NATO-ja do të mbetet në Kosovë 07 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||